Lutfi Haziri:LDK-ja e ka gjithmonë derën e hapur për Vjosa Osmanin!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se partia e tij gjithmonë e ka derën hapur për Vjosa Osmanin dhe të tjerët që janë larguar për motive politike.

Haziri i pyetur se a e ka Vjosa Osmani derën hapur për t’u kthyer në LDK, Haziri thotë se kjo pyetje më së miri i shkon vetë Osmanit.

Madje ai thotë se LDK-ja gjithmonë e ka derën hapur për njerëzit e saj.

“Kjo pyetjë më së miri i shkon Vjosës, LDK’ja gjithmonë është e hapur për njerëzit e saj. Edhe ata që janë urdhëru e kanë lëshu LDK’në për motive politike, edhe ata që ju kanë bashkangjit VV-së për motive politike, edhe më herët ata që e kanë lëshu LDK’në për arsye të caktuara politike, LDK-ja e ka familjen politike, e cila gjithmonë ka qenë e hapur dhe pa asnjë dyshim ne nuk e nohim logjikën e mbylljes së derë dhe përjashtimit. Kjo është e vërteta e madhe”, tha Haziri në ATV.

Haziri thotë se ka mundësi që edhe LDK’ja të kandidojë president nga radhët e saja. /Express/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close