Me votat e rregullta, Vetëvendosje ka 56 ulëse në Kuvend

Me përfundimin e numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka fituar 56 ulëse në Kuvend

Formula me të cilën Kuvendi i Kosovës ndan ulëset është “Sainte-Lague”. Pasi që 20 ulëse nga 120 sa janë në Kuvend, janë të rezervuara për minoritetet, partitë shqiptare luftojnë për 100 ulëset tjera. Ulëset që mbesin “të zbrazëta” si pasojë e përqindjes së votave që shkon për partitë që nuk kalojnë pragun prej pesë për qind, u ndahen partive parlamentare. Në përllogaritjen aktuale, përqindja e përbashkët e partive që s’kanë kaluar pragun është mbi 11 për qind. Kjo nënkupton që 11 ulëse do të ndahen për katër partitë që kanë kaluar pragun: VV-në, PDK-në, LDK-në e AAK-në.

Lëvizja Vetëvendosje, që pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85 për qind të votave, ka siguruar 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës, si e dyta, me 17.4 për qind, ka 20 ulëse. Lidhja Demokratike me 13 për qind do të marrë 15 ulëse, ndërsa AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentare me nëntë deputetë.

Sot pritet të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close