NAIM FRASHERI, “HISTORIA E SHQIPËRISË”

• SHQIPËTARËT’ E MOÇIM BESONIN HYJNË, DHE NË MALT TË TOMORIT ISH FALTORE E TI, “DODONA”.
• ALEKSANDRI S’ ISH AS GREK AS BULLGAR, PO ISH BURRË SHQIPËTAR.
• GJUHA SHQIP E SOTME ËSHTË PELLASGISHTJA.
• JANË GJENDURË GURË NË SHQIPËRI TË MBETURË NGA KOH’ E VJETËRË, SHKRUARË ME GJUHË SHQIP DHE ME SHKRONJA SHQIP

Prinditë t’anë
Shqipëtarëtë janë bijt’ e Pellasgëvet, Pellasgëtë erdhë 4000 vjet para K. nga Asija, zunë Grekërin e Shqipërinë. Më pasdaj erdhë të huaj në Grekëri, dhe nga Pellasgëtë më të shumët u hoqnë në Shqipëri; të pakët u përzjenë me t’ardhuritë, dhe uquajtinë më pasadaj Grekër a Elinë. Nga Pellasgëtë një tufë u hodhë n’ Itali dhe duke përzjerë me të tjerë bënë Latinëtë. Andaj Grekëritë dhe Latinët ishinë fis me Pellasgëtë, dhe gjuh’ e tyre rrënjët’ i ka nga gjuh’ e Pellasgëvet. Edhe besa, që kishin Grekërit’ e Latinët’ ishte e Pellasgëvet. Andaj të tre kombet kishin afro një besë. Latinëtë, duke përzjerë më kombet’ e egjërë t’Evropësë, bënë Evropasit’ e sotmë, që janë: Italianë, Francezë, Spanjolë, e Rumunë dhe Portugizë, etj. Sllavëtë, që ndahenë me disa filirra, janë bijt’ e Sqithëvet të mocim. Edhe Germanëtë, Skandinavasitë, Inglizetë etj. janë bijt’ e Teutonëvet të vjetërë.
S’dihetë a gjenë njerës të tjerë Pellasgëtë kur erdhë në Shqipëri, a nukë. Si thotë Straboni dhe gjithë të vjetëritë shkronjës, nga Salahara e poshtë ishin të huaj; andej e tutje, ishin Grekërë; do me thënë, se atje e kishin kufinë qëmoti, si dhe sot. Nukë vetëm Shqipëri e sotme, po që nga Salahora, dhe që nga Selaniku, e gjer në Trijeste ishin gjithë bijtë e Pellasgëvet. Më të tejmë Thraqit ishte pemët’ i Shqehet, dhe nga Trijesta e poshtë ishin Qeltëtë dhe Dacëritë etj. Pasdaj duke shtuarë të tjerëtë u ngushtuanë kufit’ e Shqipërisë.
Pellasgtë ndaheshinë në shumë filirra e në shumë qeverirra të vogla, si dhe Grekërit; po kishin ata zakone (liga), atë gjak, atë gjuhë etj. Të huajt shumë her’ i pandehnë filirëratë kombe të veçantë. Filitë gjithë kishinë të bëninë njëra me tjatrënë, kishin dhe krushqirëra, po s’shkoninë gjithnjë me paqe, kishin dhe shumë herë luftëra mest tyre.
Edhe sot Shqipëtarëtë ndahen në filirëra, si Toskë, Gegë, Çamërë, Labërë, etj., etj.; po janë gjithë një komb, e kanë një gjuhë. Gjuha shqip e sotme është Pellasgishtja, q ‘ësht’ e bij’ e Sanskritishtesë, q’ është gjuh’ e Hindit e vjetërë, dhe mëm’ e gjithë gjuhëravet t’ Evropësë. Po duke parë gjithë gjithë gjuhët’ e shkruara të moçime, që janë ndruarë, nuk mundimë të themi se Shqiptarët’ e moçim flisnin gjuhënë tënë si është sot së gjithas.
Eshtë për të habiturë, duke qënë Shqipëtarëtë më të parë n’ Evropë, e atërit e gjith’ Evropasvet, qysh nuk kanë shkruarë gjuhën’ e tyre! Sindekur i muarë Latinëtë nga Grekëritë, e shkruanë gjuhën’ e tyre, muntninë dhe Shqipëtarëtë, t’i merninë nga Grekërit, a nga Latinëtë. Qysh rojti një komp mijëra vjet pa shkronja në mest të fqinjëve me shkronja? Janë dhe shumë nga të dituritë që kanë thënë, se Shqiptarët’ e vjetërë kishin shkronja të gjuhës së tyre, e pasandaj kanë humburë. Shumë të diturë thonë: se Shqipëtarët’ i muarë qëmoti shkronjatë së pari nga Finikasitë, pa nga Shqipëtarët’ e moçim i muar’ Elinët’ e vjetërë. Janë gjendurë gurë gërmadhash në Shqipëri të mbeturë nga koh’ e vjetërë, të cilat janë shkruarë me gjuhë shqip dhe me shkronja shqip.
Këto shkronja u shëmbëllejnë më shumë shkronjave të Finikaset, se shkronjavet’ e vjetra t’Elinëvet. Andaj, thonë se Shqipëtarët’ e vjetërë i muarë shkronjat nga Finikasitë, Grekërit e moçim i muarë nga Shqipëtarëtë.
Po shkronjat’ e vjetra të Shqipesë vetëm nër gurët, që thamë më sipër i shohëmë, nuk gjetkë. Andaj ja shtijëmë që s’janë përdorurë shumë. Shohëmë që shumë kombe të vjetërë s’kanë pasurë shkronja, dhe s’kanë as sot. Evropasit gjithë shkruanin e këndoninë Latinishtenë, pakë vjet kanë që shkruhenë gjuhërat’ e Evropësë dhe të Shqehet me shkronjat’ e Kadmosë, do-me-thënë të Grekërvet e të Latinëvet.
Shqipëtarët’ e moçim besonin Hyjnë, dhe në malt të Tomorit ish faltore e ti, që quhej “Dodonë”, shërbëtorët’ e faltores ishin gra plaka, që shtinin dhe fatn’ e njerëzisë. Shpesi q’ i themi shqipe, ishte pas besësë zogu i Hyjit, dhe shenj’ e trimërisë. Andaj e kishin në flamurëtë Shqiptarët’ e vjetërë, pa nga shqipja u quajtënë Shqipëtarë.
Shqipëtarëtë këtë emër e kanë pasurë që qëmoti, po të huajtë emrin’ e bashke s’ua dininë, andaj kanë shkruar emerat e filirravet, e t vendeve veçan si: Maqedoni, Maqedonas, Iliri, Ilirinj, Epirë, Epirotë, Thesprotinj, Mollosinj, etj., etj.
Straboni thotë se katër-mbë-dhjetë filirra janë vetëm n’ Epirë; po prapë thotë se të gjithë Epirotëtë dhe Maqedonasitë janë një farë, do-me-thënë q’ ishin të gjithë Shqipëtarë n’ atë kohë.
Shegësë Elinët’ e moçim i thoshin gigë (gigas), edhe kjo doj-me-thënë bur’ i fortë. Fjala Epirë është nga fjala shqip: epërë, sipërë. Fjala Ilir’ është prapë shqip: do-me-thënë ilirë, vent’ i lir’ e i pa penguarë; fjala Albani është nga fjala shqip Arbëni, Maqedhonia është Madhe-dheni, që do-me-thënë, vënt’ i gjërë.
Nga gjithë mbretërët e vjetrë të Shqipërisë, është me më emërë Aleksandr’ i Madh, i bir’ i Filipit, q’ ish mbret’ i Maqedhonisë, i cili mori gjithë Grekërinë dhe mundi mbretërin’ e Persisë. Aleksandr’ i madh ishte mbret’ i gjithë faqes’ së dheut. Ky njeri pa shok në jetë, është Shqipëtar; se Maqedonia n’ kish tjatërë komp, vec prindërvet t’ anë n’ atë kohë. Po të këndojmë Dimosthenë do ta marëmë vesh mirë, c’ ish Filipi edhe Aleksandri. Aleksandri kish mësonjës Aristotelë, q’ ishte filozof me emërë dhe kish mësuarë fort mirë Greqishten’ e vjetërë, Iliadhën’ e Omirit e dij me gojë ; po nuk’ ishte Grek, ishte Shqipëtar e bir Shqipëtari. Ata, q’ e din rënjët’ e istorisë, e kanë marë vesh faqza që Aleksandri s’ish as Grek as Bullgar, po ish burrë Shqipëtar./Thënie për shqiptarët

_____
Titulli: Istori e Shqipërisë
Autori: Naim Frashëri
Botues: Mbrothsia, Sofje, 1899

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close