Në Japoni stuhitë e dëborës mbyllin shkolla, bllokojnë shtëpi dhe transportin

ATSH-DPA/ – Stuhitë e dëborës, që kanë goditur Japoninë Veriore dhe rajonet bregdetare sot, kanë bllokuar shtëpi të tëra dhe kanë sjellë çrregullime serioze në transport.

“Një stuhi e fortë goditi ishullin verior të Hokaidos duke bllokuar shtëpi të tëra”, sipas gazetës ”Hokkaido Shimbun”.

Një shpërthim prej 162 km/h i erërave u regjistrua në kepin Erimo në Hokkaido dhe 135 km/h në qytetin e Sakatas, prefektura e Yamagatas.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për “stuhinë më të fuqishme në vite”.

“Ju lutemi të përmbaheni nga daljet”, u tha agjencia banorëve në rajon.

Agjencia paralajmëroi gjithashtu për dëborë të madhe, valë të larta, erëra të forta dhe ndërprerje të trafikut në veri-lindje dhe zona në anën e vendit në Detin e Japonisë.

Parashikohet deri në 60 centimetra dëborë për rajonin Hokuriku dhe në veri-lindje dhe deri në 50 centimetra për Hokkaido në 24 orët deri të mërkurën në mëngjes.

”Gati 600 shkolla u mbyllën në Hokkaido dhe rreth 70 fluturime dhe më shumë se 200 shërbime trenash u anuluan në ishull dhe në Japoninë veri-lindore”, sipas gazetës ”Hokkaido” dhe agjencisë japoneze të lajmeve, Kyodo.

Në mes të janarit, një person u vra dhe 18 të tjerë u plagosën në një aksident masiv që përfshiu rreth 50 automjete në kushtet e stuhisë në prefekturën veri-lindore të Miyagi.

Stuhia e dimrit vjen tre ditë pasi një tërmet me madhësi 7,3 ballë Rihter tronditi veri-lindjen, duke plagosur më shumë se 150 njerëz dhe duke lënë miliona banorë pa energji elektrike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close