Presidenti Biden i dërgon telegram urimi u.d.Presidentes Osmani për ditën e pavarësisë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi u.d. Presidentes Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë letër, Biden ka thënë që amerikanët presin që të punojnë me qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.
“I gëzohemi dhe mezi presim të bashkëpunojmë me qeverinë e re në rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE. Mbetet shumë punë për të bërë për të arritur normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, si dhe për të siguruar një marrëveshje përfundimtare me njohjen e ndërsjellë,”thuhet në letrën e presidentit amerikan Presidentit amerikan dërguar U.D.Vjosa Osmai.
Në letër thuhet gjithashtu se Kosova ka një vend të veçantë në familjen Biden, duke marrë parasysh që djali i madh Bo Biden, i cili vdiq nga kanceri, kaloi një pjesë të karrierës së tij në Kosovë./Proinformacion.com
Comments are closed.