Qelizat burimore riparojnë dëmtimet e mushkërive

/ATSH-ANSA/ – Autotransplantimi i qelizave burimore (qeliza staminale autologe) te një pacient me formë të rëndë klinike të pneumonisë SARS-CoV2, para pranimit në spital dhe në mënyrë të përsëritur brenda katër javëve pas daljes nga spitali, ka kontribuar në përcaktimin jo vetëm të negativizimit të shpejtë të testit molekular, por edhe në një zmbrapsje totale të lezioneve bilaterale të mushkërive vetëm 40 ditë pas fillimit të sëmundjes, sipas një hulumtimi të botuar në revistën shkencore “Applied Sciences”.

Rezultatet e këtij raporti të rastit së shpejti do t’i paraqiten bashkësisë shkencore ndërkombëtare.

“Qëllimi është, veçanërisht, që të shmanget ose zvogëlohet plotësisht fibroza pulmonare e mbetur, sa më shumë që të jetë e mundur dhe, si rrjedhojë, dëmtimi shumë i rëndë i përhershëm i organeve që me kalimin e kohës synon të rezultojë në dështim kronik të frymëmarrjes”, tha presidenti i Shoqërisë Shkencore SIS 118, Mario Balzanelli.

SIS 118 tërheq vëmendjen për rolin e mundshëm dhe vendimtar terapeutik të qelizave burimore në menaxhimin akut të pacientit me sëmundje kritike COVID-19, si në nivelin e spitalit, në forma të rënda klinike, ashtu edhe në shtëpi, në format oligosimptomatike, veçanërisht kur ka lidhje me kategoritë e subjekteve pozitive në rrezik më të madh, siç janë të moshuarit.

Te fëmijët, qelizat staminale (burimore) janë në një masë shumë më të madhe, sesa të rriturit, prandaj besohet se ata janë shumë më të mbrojtur, sesa të rriturit nga pasojat më serioze të COVID-19.

Në këtë këndvështrim, ekspertët besojnë se qelizat burimore (staminale) mund të veprojnë si një armë shtesë që do të përdoret në strategjinë e integruar për të luftuar si COVID-19, veçanërisht nëse është në një fazë të rëndë klinike, ashtu edhe sindromën postCOVID (ose Long Covid).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close