Zbulohet birraria më e vjetër në botë

ATSH-ANSA/ – Arkeologët amerikanë dhe egjiptianë kanë zbuluar atë që mund të jetë birraria më e vjetër e njohur dhe një nga vendet më të mëdha arkeologjike në Egjipt deri më tani, sipas disa gazetave ndërkombëtare.

“Fabrika antike e birrës u zbulua në Ayudos”, shpjegoi Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm për Këshillin e Antikave Egjiptiane, një territor që i është kushtuar varrosjes së të vdekurve, e ndodhur në shkretëtirën në perëndim të Nilit, mbi 450 km në jug të Kajros.

Me sa duket fabrika e birrës daton që nga koha e mbretit Narmer, i njohur gjithashtu edhe si faraoni Menes, bashkuesi i parë gjysmëlegjendar i Egjiptit të Epërm dhe të Poshtëm.

Misioni arkeologjik bashkëkryesohet nga Matthew Adams, i Institutit të Arteve të Bukura e Universitetit të Neë York-ut dhe Deborah Vischak, profesoreshë e Historisë së Artit Egjiptian Antik në Universitetin Princeton.

Sipas Adams, fabrika e birrës ka qenë e ndërtuar në këtë zone, ndoshta, për të furnizuar me birrën e përdorur në disa prej riteve të sakrifikimit në atë kohë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close