Kurti:Nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,do të votoja pro

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti është deklaruar në lidhje me organizimin e një referendumi për bashkim me Shqipërinë, ide kjo e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj nëse Kosova deri në vitin 2024 nuk integrohet në strukturat euroatlantike.

Kurti në një intervistë me Euronews ka thënë se nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ai do të votojë pro.

“Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë. Mendoj se do të votoja pro. Po”, tha Kurti, i pyetur se si do të votonte në një referendum të tillë të mundshëm.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close