NJË TJETËR THIKË NË ZEMËR TË GJUHËS SHQIPE!

Këto ditë po promovohet një libër i ri i prof. Xhevat Lloshi “Fjalorët e shqipes me turqishten”, ku “konfirmon” se shqipja nuk i ka dhënë asnjë fjalë turqishtes, sepse siç shprehet autori: “nuk kemi të dhëna që shqipja të ketë ndikuar në gjuhën turke”.
I gjithë libri, duket se është një tjetër përligjie e shëmtuar e idesë sllaviste se shqipja është gjuha me më shumë huazime në botë dhe se shqiptarët pothuaj nuk kanë gjuhë të tyre. Lloshi nuk ka ndrojë që t’u referohet pseudoalbanologëve sllavë si Miklosich, Selishçev etj., të cilët nga pozita joshkencore qenë të parët që i klasifikuan fjalët e shqipes në grupe huazimesh prej gjuhëve të ndryshme, por pa arritur të motivojnë etimologjikisht asnjë fjalë.
Profesor Loshi nuk është axhami në lëmin e gjuhësisë dhe ai di fare mirë se referencat duhet të analizohen shkencërisht nëpërmjet një oponence shkencore e mandej të merren për referim. Ai di saktësisht se vepra etimologjike e Çabejit dhe Topallit nuk kanë kaluar kurrë në prizmin e oponecës shkencore dhe si të tilla nuk mund të merren në konsideratë si vepra shkencore për t’iu referuar (fjalorit etimologjik me 2000 faqe të Topallit i kanë bërë vetëm dy fletë A4 recensë).
“Shkencëtari” Lloshi di mirë se etniciteti gjuhësor i një fjale konfirmohet nga motivimi etimologjik i saj, dhe ai nuk sjell në librin e tij asnjë shembull se aksh fjalë, që shqipja, sipas tij, ka huazuar prej turqishtes, të ketë një etimologji në turqisht.
Për ta sqaruar prof. Lloshin, i cili shkruan se “nuk kemi të dhëna që shqipja të ketë ndikuar në gjuhën turke”, po i rreshtojmë disa anagrama që turqishtja i ka marrë prej shqipes dhe nuk mund të kundërshtohen prej kurrkujt. Etniciteti shqip i këtyre anagramave (që Lloshi i pranon si huazime nga turqishtja) del nga emërtimi sipas funksionit dhe që vërtetohen vetëm nëpërmjet shqipes:
TUTKUN = NUK TUT = nuk tutet.
JORGAN = NAGROJ = na ngroj, ngroh
TAMËM = MË MAT = më masë = fiks
KADA(JIF) = KA DA (FIJ) = ka nda fije
ULLUK = KULLU = KUJLU = ku uj lu
Kësisoj, vepra e re e Lloshit, jo vetëm nuk është shkencore, por ajo i shtohet veprave të autorëve të tjerë, që si synim kanë patur ta nxjerrin shqipen pa fjalë të saj dhe këtë t’ja paraqesin botës shkencore gjuhësore si të vërtetë akademike. Kjo punë, si e prof. Lloshit, është në harmoni të plotë me ideologjinë serbe, që mëton idenë se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyren dhe janë ardhacakë në trojet ku jetojnë sot.
Takëmi i lloshëve, që kanë qenë e janë në krye të institucioneve zyrtare të albanologjisë, në fakt janë e zeza jonë kombëtare. Mjafton të përmendim se në promovimin e këtij libri monstër të prof. Lloshit, nuk mungoi të uronte drejtori i Institutit të Gjuhësisë Valter Memisha, prof. Seit Mansaku etj. Të gjithë këta dhe paraardhësit e tyre, pasi e thanë shqipen nga sinonimet e saj, i drejtuan studimet në gjetjen e huazimeve në gjuhën shqipe dhe kurrë nuk iniciuan një studim për të provuar se shqipja është edhe gjuhë që ka dhënë për gjuhët e tjera. Sikur të mos mjaftonte kjo, këta kanë stigmatizuar çdo studjues që në veprën e tij ka provuar se shqipja më së shumti është gjuhë që ka dhënë dhe ka plotësuar e formësuar gjithë familjen indeur. të gjuhëve.
Lufta për të mbrojtur gjuhën është luftë për të mbrojtur kombin. Ndaj vepra të tilla, si kjo e Lloshit, duhen analizuar në aspektin e thellë pseudoshkencor të tyre e mandej duhet të shihet se kush i financon dhe cila ideologji fshihet pas tyre e që më pas kthehet në politikë. Është fakt të përmendim se veprat dhe librat “shkencorë”, që e shpallin shqipen të huazuar gjejnë financues të huaj. Kështu revista “Perla”, që dilte në Tiranë, për 10 vjet botonte persizmat në gjuhën shqipe dhe drejtuesi i saj Shaban Sinani u bë antar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo revistë që drejtonte prof. Shaban Sinani financohej krejtësisht nga fondacioni iranian “SAADI SHIRAZI”. Edhe fjalori aspak shkencor i Tahir Dizdarit, që pretendon se sjell 4500 persizma në gjuhën shqipe, u financua nga organizata islamike ISESCO dhe parathëniet e pasthëniet e këtij fjalori qenë zbukuruar (si kurrë ndonjëherë) nga shtatë shkrime të akademikëve shqiptarë!
Uji fle, hasmi nuk fle!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close