Spahn: Varianti britanik po përhapet me shpejtësi në Gjermani

ATSH-DPA/ – Varianti më infektiv i COVID-19, i zbuluar për herë të parë në Britaninë e Madhe, po përhapet me shpejtësi në Gjermani, paralajmëroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Varianti, i njohur me emrin shkencor B117, tani përbën mbi 22 % të infektimeve në vend, në krahasim me pothuajse 6 % më pak se dy javë më parë”, tha Spahn, duke cituar të dhënat e agjencisë gjermane për kontrollin e sëmundjeve, Instituti “Robert Koch” (RKI).

“Ne duhet të supozojmë se varianti shpejt mund të bëhet dominues edhe këtu”, shtoi ai.

Sipas ministrit, 1,5 % e rasteve janë shkaktuar nga mutacioni i Afrikës së Jugut.

Kohët e fundit, qeveria gjermane ka rritur burimet në laboratorë për renditjen e punës, në mënyrë që të marrë një pamje më të qartë të përhapjes së varianteve të koronavirusit në vend./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close