Stuhi vdekjeprurëse dimri përfshin shtetet jugore të SHBA-së

Një stuhi dimri në Shtetet e Bashkuara ka sjellë erëra vdekjeprurëse, akull dhe borë në shumë rajone që rrallë shohin mot të tillë të ftohtë.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 150 milionë amerikanë janë vënë nën paralajmërimet e stuhisë së dimrit.

Së paku 11 viktima janë raportuar si pasojë e kushteve të motit në Tenezi, Teksas, Kentaki dhe Luiziana.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, miratoi gjendjen e jashtëzakonshme për Teksasin, ku u shënuan temperaturat më të ftohta në më shumë se 30 vjet – në disa zona minus 18 gradë Celsius.

Kërkesa e lartë për energji elektrike në këtë shtet ka bërë që rrjeti i energjisë të dështojë dhe shumë shtëpi të mbeten pa rrymë.

Të martën, Shërbimi Kombëtar i Motit tha se mbi 73% e SHBA-së aktualisht është e mbuluar nga bora.

Zyrtarët e motit thanë se derisa stuhia po largohet, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë në të gjithë SHBA-në qendrore dhe lindore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close