Vuçiq:Biden në krye të Shteteve të Bashkuara,do të ketë presion vetëm mbi Serbinë

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se është e nevojshme gjetja e një kompromisi për Kosovën.

Ai tha se ‘ne jemi duke punuar shumë për këtë’, dhe se bazuar në atë që ai sheh sot, veçanërisht pasi presidenti i ri i SHBA, Joseph Biden, mori detyrën, do të ketë serish presion vetëm mbi Serbinë.

Vuçiç iu përgjigj deklaratës se Serbia mund të bashkohet me BE vetëm “së bashku me shtetin fqinj të Kosovës”, të cilën ai nuk e njeh, dhe pyetjes se kur do të ndryshojë kjo:

“Ju thoni se është një vend fqinj, ne jo. Është çështje e vizionit dhe gjendjes së BE. Ne e shohim atë ndryshe. Po, dhe ne duhet të gjejmë një kompromis me Prishtinën dhe të punojmë shumë për të. Për ju, është diçka kjo është bërë që nga viti 2008. Por për ne nuk është, sigurisht, ashtu. Për Madridin, Athinën, Nikozinë, Bratislavën, nuk është gjithashtu e qartë, ata nuk e njohin Prishtinën.”

I pyetur se si mund të duket ai kompromis, Vuçiq tha se ai ishte i shqetësuar, pasi, sipas asaj që ai sheh sot, dhe veçanërisht pas inaugurimit të presidentit të SHBA-së Joseph Biden, do të ketë presion vetëm mbi Serbinë.

“Thjesht më ra në sy atëherë. Nëse duam të ruajmë paqen, nëse duam që më shumë investitorë të vijnë nga Gjermania, atëherë kemi nevojë për zgjidhje të qëndrueshme. Unë nuk besoj në konflikte të ngrira, ndryshe nga shumica e njerëzve këtu, sepse gjithmonë ekziston rreziku që një ditë dikush të vijë dhe t’i heq ato”, tha ai.

I pyetur se me kë është më e lehtë të negociojë – presidentin rus Vladimir Putin, atë turk Recep Tayyip Erdogan, presidentin kinez Xi Jinping, presidentin francez Emmanuel Macron ose kancelaren gjermane Angela Merkel, Vuçiç nënvizoi se ai duhet të flasë me të gjithë, por edhe ata duhet të bisedojnë mes vete.

Gjatë intervistës, Vuçiç shprehu dëshirën për të thënë diçka për kancelaren Merkel, pasi ajo po largohet nga politika në fund të javës.

“Sinqerisht, mendoj për të gjitha të mirat dhe dua ta them tani. Ajo na shpëtoi në 2015, siguroi paqen këtu. Ne nuk jemi gjithmonë në të njëjtin qëndrim, për shembull rreth Kosovës. Por ajo gjithmonë ka kohë për të na dëgjuar,” tha ai./Top Channel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close