Efektet pozitive të kivit në shëndet

ATSH-Bledi Naska/ Kivi ka shije intensive dhe është një nga ushqimet më të shëndetshme. Është i mbushur me antioksidant dhe përmban vitaminë C dhe atë në sasi më të madhe se portokalli. Është burim i shkëlqyeshëm i kaliumit, fibrave, vitaminave A dhe E.

Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant dhe përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve, që nga problemet kardiovaskulare, kanceri si dhe obeziteti.

Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Kivi i përmban të dyja këto vitamina në sasi të lartë. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë të dëbojmë ato.

Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe zvogëlojnë probabilitetin e sulmeve të zemrës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close