Elezi: Janë aprovuar 4 mijë e 811 vota nga diaspora

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime nga jashtë vendit janë aprovuar 4 mijë e 811, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 891.

Ai në një konferencë për medie ku ka folur për aktivitet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se arsyeja e refuzimit të këtyre fletëvotimeve është se janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit.

“Nga procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime, deri më tani nga 6 mijë e 700 zarfe me fletëvotime janë̈  aprovuar 4 mijë e 811 ndërsa janë̈ refuzuar 1 mijë e 891 zarfe me fletëvotime. Arsyet se përse janë̈ refuzuar kanë të bëjnë me faktin se ato janë dërguar nga votues të refuzuar në periudhën e aplikimit; nga votues të paidentifikuar (votim grupor); nga votues që kanë bashkangjitur dokumente jo-valide apo nga votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë”, ka thënë Elezi.

Sa i përket procedimit të të dhënave nga formularët e rezultateve ai ka thënë se janë procedura të dhëan e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime apo rreth 59

“Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar me procedimin e të dhënave nga formularët e rezultateve. Deri më tani, nga 2 mijë e 382 vendvotime, janë̈ procesuar të dhënat e formularëve të subjekteve politike për 1 661 vendvotime apo rreth 70% si dhe të dhënat nga formularët e kandidatëve për 1 324 vendvotime apo rreth 59%”, është shprehur ai.

Në QNR është duke u bërë edhe skanimi i listës së votueseve, për të cilën Elezi ka thënë se është e rëndësishme të bëhet një gjë e tillë, për tu siguruar se s’ka raste kur një person ka votuar edhe në listën si votues i rregullt dhe më kusht.

“Po ashtu, QNR-ja është duke vazhduar me skanimin e listës përfundimtare të votuesve, në të cilën janë̈ nënshkruar votuesit në ditën e zgjedhjeve. Deri më tani është skanuar lista përfundimtare e votuesve nga 1 244 vendvotime apo rreth 53% e saj. Ky aktivitet është i domosdoshmëm për të na siguruar se nuk ka raste kur ndonjë̈ votues ka marrë pjesë në votim në vendvotimin e tij të rregullt, por edhe në vendvotimin me kusht”, tha Elezi..

Ai njoftoi se Shërbimi Votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe selektimin e tyre.

“Gjatë periudhës së votimit përmes postës kemi pranuar rreth 43 mijë e 500 pako të supozuara me fletëvotime. Ky proces, ka për qëllim të verifikojë çdo pako dhe vetëm pas disa ditësh do të mund ta dijmë saktë se sa është numri i fletëvotimeve nga jashtë̈ vendit”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close