Lajçak: Dialogu të vazhdojë menjëherë pas formimit të qeverisë

Emisari special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak ka ripërsëëritur kërkesën e tij për nisjen e dialogut Kosovë-Serbi, menjëherë pas formimit të qeverisë të re.

Ai ka thënë se gjatë procesit të mëhershëm, është arritur pajtueshmëri me palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme për të dy palët, e për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, shkruan lajmi.net.

“Arritëm që të pajtohemi me të dy palët për të arritur marrëveshjen ligjore të obligueshme e cila do t’u japë zgjidhje të gjitha çështjeve. Kemi arritur pajtueshmëri për marrëveshjet e para në këtë proces, kështu që as situata me COVID-19 nuk ishte pengesë për dialog”, ka thënë Lajçak për TVCG.

Ai ka thënë se procesi ndonëse ishte ndërprerë, është arritur që i njëjti të kthehet në binarë.

Në këtë kontekst, Lajçak ka thënë se pret që dialogu të vazhdojë pas formimi të qeverisë së re ne Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close