Nënshkruhet plani bilateral në fushën e mbrojtjes mes Kosovës dhe Italisë

Pas një pune të përbashkët në mes dy delegacioneve, në Shtabin e Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë, në Romë, për herë të parë, u nënshkrua plani bilateral në fushën e Mbrojtjes në mes ministrive të Mbrojtjes së Kosovës dhe Italisë.

Me protokoll zyrtar, nënshkrimi i planit bilateral u bë nga drejtori i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike (DBNIE), kolonel Hasan Hoxha në emër të Ministrisë̈ së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe kolonel David Morpurgo nga shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Republikës së Italisë.

Plani bilateral përmban aktivitetet kryesore të fushës së mbrojtjes të cilat do të realizohen në mes Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë̈ dhe Forcës së Sigurisë̈ së Kosovës.

Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në të ardhmen të zgjerohet e intensifikohet edhe më tej.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe shefi i Departamentit të Planifikimit dhe Financave në SHPFSK, kolonel Agron Bajrami, shef i Departamentit për Operacione dhe Trajnim në SHPFSK, kolonel Ejup Maqedonci, dhe znj. Edona Abazi Zylfijaj, zyrtare e DBNIE-së.

Nga pala italiane në bisedimet ishte prezent edhe kom. Miretti, nga Departamenti i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes së Republikës së Italisë.

Delegacioni ynë, në Romë, u pritën edhe në ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali, nga ana e ambasadores Lendita Haxhitasim. Ajo u njoftua nga ana e delegacionit tone për planin bilateral të nënshkruara. Nga ana e saj, ambasadorja Haxhitasim premtoi mbështetjen e saj në funksion të realizimit sa më efektiv të planit përkatës si dhe angazhimin e saj në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive dhe forcave respektive.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close