Një bar antiviral ndalon deri në 100 herë shumëzimin e COVID-19

ATSH-ANSA/ – Një ekip kërkimor amerikan, i udhëhequr nga shkencëtarë të Universitetit të Karolinës së Veriut, ka treguar se ilaçi antiviral Molnupiravir (EIDD-2801) zvogëlon ndjeshëm shumëzimin viral të koronavirusit SARS-CoV-2, kur administrohet para dhe pas ekspozimit ndaj patogjenit.

Ky ilaç eksperimental antiviral i krijuar, fillimisht, për të luftuar viruset e gripit, jo vetëm që është në gjendje të frenojë shumëzimin e koronavirusit SARS-CoV-2, por gjithashtu mund të parandalojë në mënyrë efikase infeksionin.

Molnupiravir, i njohur gjithashtu si MK-4482/EIDD-2801, ka arritur rezultate jashtëzakonisht të rëndësishme në testet laboratorike.

Ilaçi tashmë ka hyrë në provën klinike Faza 2/3 dhe nëse rezultatet e vëzhguara në laborator konfirmohen edhe te njerëzit, mund të përfaqësojë një armë jashtëzakonisht të vlefshme në luftën kundër pandemisë së COVID-19./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close