Një lloj tjetër i coronavirusit është shfaqur në Evropë

Pas llojit britanik,jug afrikan dhe brazilian,tani është zbuluar një mutacion krejtësisht i ri në Finlandë.

Tani për tani, sipas televizionit finlandez YLE, është ende e paqartë nëse lloji i quajtur Fin-796H është më infektues se të tjerët. Virologu Oli Vapahalagti tregon se testi PCR nuk njeh llojin finlandez të koronavirusit si dhe shtame të tjera.

Nuk ka shumë të dhëna për specifikat e tjera të llojit finlandez, përveç se ai ka disa karakteristika të mutacionit, të cilat janë të pranishme në të dy llojet britanike dhe të Afrikës së Jugut. Virologu i Universitetit të Turkut, Ilka Julkunen thotë se nuk ka arsye për shqetësim.

“Ne nuk kemi asnjë provë të qartë se ky lloj është më infektues ose se ka pasoja për imunitetin e njerëzve që janë ekspozuar, gjegjësisht të cilët janë vaksinuar,” theksoi ai.
Instituti Finlandez i Shëndetësisë ende nuk ka njoftuar zbulimin e një lloji të ri.

/përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close