SHBA-ja duhet të shtojë angazhimin në Ballkan, thotë ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq.

18.02.2020., Zagreb – Svecana inauguracija novoizabranog hrvatskog predsjednika Zorana Milanovica odrzana u Predsjednickim dvorima na Pantovcaku. Kolinda Grabar Kitarovic Photo: Slavko Midzor/PIXSELL

Shtetet e Bashkuara duhet të shtojnë angazhimin e tyre në Ballkanin Perëndimor nëse duan t’i bëjnë ballë ndikimit kinez dhe rus në rajon, tha ish presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq. Ajo ka qenë presidente e Kroacisë nga viti 2015 deri më 2020.

Gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Hoover i Universitetit të Stanfordit, Kitaroviq, kritikoi edhe Bashkimin Evropian për vonesa në procesin e integrimit të këtyre vendeve.

“Nëse vërtetë dëshironi që të parandaloni të tjerët nga ndërhyrja, atëherë duhet që vetë të përfshiheni”, tha Grabar-Kitaroviq, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara.

Ajo shprehu zhgënjimin për siç tha “një lloj mungese të interesimit për rajonin e Ballkanit” nga administratat e presidentit, Donald Trump dhe paraardhësit të tij Barack Obama.

Uashingtoni dhe Brukseli kanë bërë përpjekje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO në mënyrë që të sigurojnë stabilitet në një rajonin që u përfshi në luftra etnike në vitet 1990.

Grabar-Kitaroviq tha se ky proces ka qenë “shumë i ngadaltë” dhe se “po krijon një hapësirë që po mbushet nga forcat e treta”, një referencë e mundshme për Kinën dhe Rusinë.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë shprehur shqetësime në lidhje me investimet nga Pekini në Ballkanin Perëndimor si dhe fushatat e dezinformimit të Kremlinit si dhe veprimtaritë e ndikimit politik në rajon./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close