Albin Kurti e shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë diskutojnë për furnizim me vaksina

Lideri i VV-së, Albin Kurti priti sot në zyren e tij shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog dhe zëvendësin e tij, Riccardo Serri.

Szynyog e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje dhe shprehu dëshirën që institucionet e reja të formohen pa ndonjë vonesë e të fillojë bashkëpunimi me qeverinë e re.

“U njoftua me prioritetet e qeverisë së re, ku krahas punësimit dhe drejtësisë në qendër është luftimi i krimit dhe korrupsionit, bashkë me ligjin për konfiskimin e pasurisë. Këto të fundit janë të rëndësishme për të aplikuar për fondet nga IPA III, kujtuan ata, por edhe shtyjnë përpara reformat integruese drejt BE-së”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Në këtë takim Kurti kërkoi ndihmë në përshpejtimin e procesit të furnizimit me vaksina kundër koronavirusit nga BE, për të cilën Szynyog siguroi se janë në plan për t’i marrë ato.

Në fund, ata ndan bindjen se shpejt do të bashkëpunojnë edhe më shumë rreth projekteve konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close