Albin Kurti (LVV):Qeveria e re do të formohet shpejti

Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe njëherësh kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur se Qeveria e re e Kosovës do të formohet së shpejti.

Kurti në një takim me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, foli për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të dy vendeve: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë.

Ai ka folur EDHE për punësimin dhe drejtësinë si dy prioritetet kyçe të qeverisjes së tij.

“Znj. Jusufi e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme në formimin e institucioneve të reja të Republikës të Kosovës. Kryetari Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt.

Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes tonë, dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të vendeve tona: autostradën Shkup-Bllacë, dhe korridorin Prizren-Tetovë. Ambasadorja, znj. Jusufi, konfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në projekte që i kontribuojnë zhvillimit dhe progresit të dy shteteve tona”, thuhet në njoftimin për medie.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close