Nanoshkencëtari gjerman Wiesendanger:Kam prova se koronavirusi është bërë në laborator!

Nanoshkencëtari gjerman Roland Wiesendanger pretendon se ka prova se koronavirusi nuk kaloi nga kafshët te njerëzit, por që ai zuri fill në një laborator.
Shkencëtari nga Hamburgu tha për mediat gjermane se ai kishte një total prej 600 provash për këtë nga 2019 dhe 2020.

“Informacionet për virusin dhe botimet e shumta në revistat profesionale dhe në mediat sociale tregojnë se coronavirusi ishte një aksident në laborator. corona virusi erdhi nga laboratori në Wuhan,” pretendon Wiesendanger.
Sipas tij, virusi “ngjitet” shumë mirë në receptorët e qelizave njerëzore dhe arrin të depërtojë në to, gjë që nuk ishte tipike për llojet e hershme të viruseve korona dhe tregon një origjinë të panatyrshme.

Ai gjithashtu theksoi që lakuriqët e natës nuk ofrohen në tregun në qendër të Wuhanit, i cili u quajt epiqendra e infeksionit.

Wiesendanger pret që do të ketë studime dhe kërkime të mëtejshme mbi origjinën e koronavirusit në javët dhe muajt e ardhshëm, dhe ai mendon se do të ketë prova që do të mbështesin tezën e tij.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close