Robotët muratorë

Shtëpitë nga printerat D3 dhe robotët në kantieret e ndërtimit mund të ulin së shpejti kostot e hapësirave të banimit.

Më shumë se një miliardë vetë në botë nuk kanë strehë të sigurt. Edhe në Gjermani ka mungesë apartamentesh të lira dhe punëtorësh të kualifikuar në industrinë e ndërtimit.

Por robotët mund të ndihmojnë në të ardhmen në kantieret e ndërtimit dhe të ndikojnë në uljen e kostove të ndërtimit. Po ashtu printimi i shtëpive të vogla 3D është më i lirë dhe më i shpejtë.

Falë automatizimit dhe përdorimit efikas të materialit robotët mund të ndërtojnë një shtëpi të vogël që kushton rreth 8,000 euro, brenda 48 orësh.

Kompleksi i parë i banesave nga printeri 3D në botë po ndërtohet në Meksikë për banorët e një zone të prekur nga tërmetet.

Robotët kanë ardhur këtu para pak kohësh dhe pas ndërtimit të rrugëve së shpejti do të fillojnë dhe me ndërtimin e shtëpive./dw

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close