Albin Kurti zotohet të ndajë përfitime mujore për fëmijët

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se gjatë qeverisjes së LVV-së, të gjitha familjet do të marrin përfitim mujor për fëmijë deri në moshën 16 vjeçare.

Sipas Kurtit, për fëmijët nën 2 vjeç përfitimi mujor do të jetë 20 euro, ndërsa për fëmijjët e moshës 2 deri në 16 vjeç do të jetë 10 euro.

Ai po ashtu theksoi se do të hapen 160 qendra të kujdesit për fëmijët për të siguruar edukimin e hershëm.

Kurti, përmes një postimi në “Twitter” gjithashtu u zotua se do të ofrohen vakte falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV-ja fitoi mbi 47 për qind të votave, pa u numëruar ende votat me kusht dhe ato me postë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close