Doza e parë e vaksinës Pfizer-BionTech 75% efektive

ATSH-AA/ – Një studim në Izrael ka zbuluar se doza e parë e vaksinës së zhvilluar bashkërisht nga kompania Pfizer dhe BionTech është 75% efektive kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Revista mjekësore “The Lancet” publikoi rezultatet e studimit të kryer nga Sheba Health Center në Izrael mbi vaksinën Pfizer-BionTech.

Sipas studimit, shkalla e infeksionit u ul me 75% dhe shkalla e simptomave u ul me 85% midis 2 dhe 4 javëve pas vaksinimit në më shumë se shtatë mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në Izrael, ku doza e parë e vaksinës u aplikua në janar.

Mjeku Arnon Afek nga Qendra Shëndetësore Sheba deklaroi se studimi i tyre mbështet vendimin e qeverisë britanike për të filluar dhënien e një doze të vetme të vaksinës për qytetarët e saj.

Ekspertët thonë se ky studim mbështet pikëpamjen se doza e dytë mund të aplikohet më gjatë se 3 javë, pasi doza e parë e vaksinës Pfizer-BionTech siguron mbrojtje të lartë.

Ndërkaq, theksohet se numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës mund të rritet në një kohë të shkurtër.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close