Ministri Bullgar i Mbrojtjes,Karakachanov: Me shqiptarët kemi luftuar bashkë kundër okupatorit serb

Ministri bullgar i Mbrojtjes dhe udhëheqësi i IMRO – Lëvizjes Kombëtare Bullgare ,Krasimir Karakachanov ka mendimin se Shqipëria është ajo qëduhet të nisë bisedimet me BE-në, sepse është më e përgatitur se Maqedonia e Veriut,përcjell Top Channel.

Ai ka folur edhe për mardhëniet Bullgaro-Shqiptare me theks te miqësia e tyre dhe lufta kundër armikut të përbashkët ,Serbinë duke thënë:

“Me shqiptarët kemi luftuar bashkë kundër okupatorit serb, duke e theksuar rolin e Hasan Prishtinës”. Ky është mesazhi që dha kryeministri bullgar në një intervistë për zoom.mk.

Ai thotë se gjithmonë ka pasur miqësi dhe bashkëpunim midis bullgarëve në Maqedoni dhe Shqiptarëve nga Kosova e Shqipëria.

“Kryengritja e vitit 1913 në Ohër, Strugë, Dibër, Kercovë, Gostivar, etj., është organizuar nga Komiteti i Prishtinës dhe VMRO. Ekzistojnë dy marrëveshje midis VMRO-së dhe Komitetit Shqiptar nga koha e Todor Alexandrov në 1924 dhe në 1928, nga koha e Ivan Mihajlov. Nga pala shqiptare janë Hasan bej Prishtina, K. Hadri, Bedri Pejani etj. Në anën bullgare janë Todoj Alexandrov, Petar Chaulev, gjenerali Protugerov”, tha Karakacanov./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close