Sekretari i shtetit,Blinken:Amerika është kthyer
Sekretari i shtetit Antony Blinken thotë se Amerika është “kthyer” dhe e angazhuar plotësisht në zgjidhjen e çështjeve të tilla si Kovid 19, ndryshimet e klimës dhe programi bërthamor i Iranit.
Blinken theksoi për BBC rëndësinë e vaksinimit kundër Covid-19 dhe kritikoi Kinën për, mungesën e transparencës në zbulimin e mënyrës së shfaqjes së virusit corona.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se një sistem më i mirë i kujdesit shëndetësor është i nevojshëm për të parandaluar pandemitë.
“Vendeve u kërkohet të jenë transparente dhe të shkëmbejnë informacione,” tha Blinken.
Ai shtoi se Uashingtoni dhe partnerët e tij evropianë janë përsëri në të njëjtën krah kur bëhet fjalë për Iranin.
/Përgatitur nga proinformacion.com/
Comments are closed.