Sjenicë,ku i ke shqiptarët!?

Në Wikipedia shkruan:Sjenica është një qytet dhe komunë e vendosur në Rrethin Zlatibor të Serbisë Jugperëndimore. Popullsia e qytetit, sipas regjistrimit të vitit 2011, është 14,060 banorë, ndërsa komuna ka 26,392 banorë.
Thuhet se për herë të parë si vendbanim është përmendur në vitin 1253.
Sjenica
Sipas statistikave demografike aktuale në Sjenicë 10.710 ose 76,17 % e popullatës janë të deklaruar si boshnjakë ndërsa 2.127 ose 15,12 % si serb.
Ka një numër simbolik prej 11 personash ose 0,07 % të cilët janë deklaruar si shqiptar.
Nëse shikojmë foton e mëposhtme dhe krahasojmë me statistikat demografike aktuale e kuptojmë asimilimin masiv dhe permanent të shqiptarëve përgjatë dy shekujve të fundit në atë që sot quhet Serbi dhe në Ballkan në përgjithësi!
Kjo foto tregon se si ishte Sjenica në vitin 1938.Siç mund ta shihni në tregun e asaj kohe dominojnë plisat në kryet e shqiptarëve ,pasardhësit e të cilëve sot deklarohen si Boshnjak,Musliman e edhe si Serb!
Është vetëm njëri nga vendbanimet e shumëta të Serbisë së sotme të cilat deri vonë kanë qenë exkluzivisht shqiptare,por që nga asimilimi ose nga dëbimi masiv janë tjetërsuar!

 

/Autor : Xhelil Arifi-20 shkurt 2021

Legjenda:Në foto, tregu në Sjenicën e vitit 1938

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close