Pfizer shumë efektive pas dozës së dytë

ATSH-DPA/ – Vaksina antiCovid-19 e bërë nga Pfizer dhe BioNTech është jashtëzakonisht e efektshme pas marrjes së dozës së dytë, deklaroi sot Ministria izraelite e Shëndetësisë.

”Vaksina është provuar rreth 99% e efektshme në parandalimin e shtrimit në spital, sëmundje serioze dhe vdekje për ata që kanë kaluar dy javë nga doza e dytë”, sipas të dhënave të ministrisë.

Protokolli për të administruar vaksinën përfshin dy injeksione me tri javë diferencë.

Izraeli është vendi i parë në botë që demonstron përfundimisht efektin e vaksinës.

Bazat e të dhënave të dixhitalizuara të vendit lejojnë gjurmim gjithëpërfshirës epidemiologjik./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close