Rrëfimet e Trotskit dhe L. Frojndlihit për masakrat e tmerrshme të Ushtrisë serbe mbi shqiptarët në rrethin e Kumanovës

Në këtë fotografi austriake, të 1912, shohim shqiptarë të vrarë nga ushria serbe në Kumanovë, gjatë “Betejës së Kumanovës”, në mes ushtrisë turke e asaj serbe. Në këtë shkrim do të njiheni me tmerret serbe të ushtruara mbi tërë një popull të pafajshëm.

Shqiptarët me aq sa kishin mundësi iu përgjigjen me armë serbëve. Idriz Seferi luftonte si luan në vijën Preshevë-Kumanovë-Shkup-Kaçanik, Hasan Prishtina, Mehmet Dëralla i Tetovës, Elez Isufi i Dibrës dhe luftëtarë të Malësisë së Kumanovës e Shkupit.

Në materjalet e dokumentuara të rusit Leon Trotskit dhe daneziit Frojndlight, prezent në rrolet e rrëfyesëve, të rrënqethet lëkura kur lexon masakrat e tmerrshme të serbëve.
Rrëfimet e Leon Trotskit dhe L. Frojndhilt do t’u lënë pa fjalë, dhe do të ndjeheni aq të zhgënjyer dhe tradhëtuar nga elita politike shqiptare sot, e cila kurrë nuk ka marë iniciativë për obligimin e qeverisë serbe për t’i njohur krimet e tyre. Të paktën t’ia bëjë me dije gjithë botës me materiale të dokumentuara dhe për t,ua hudhur në fytyrë ato fakte të gjithë instancave ndërkombëtare.
Në Betejën e Kumanovës, e cila mendohet se ishte vendimtare për fatin e luftës së vitit 1912, ushtria serbe pati humbje të konsiderueshme nga ushtria turke, 21 oficerë të lartë dhe 702 ushtarë të vrarë.
Deri vonë, në fshatin Nagoriç i Vjetër, të Kumanovës, ka qenë e ngritur “Spomen kosturnica” (sterna e eshtrave të ushtarëve dhe oficerëve serbë, të vrarë në këtë luftë kolonialiste). Ja tani disa fragmente nga rrëfimet e Trotskit.

“Kam pasur rastin, për fat, apo fatkeqësi, ta vizitoj Shkupin, Kumanovën, disa ditë pas Betejës së Kumanovës, ku kisha hasur në shumë krime të mëdha. Qysh në fillim isha i irituar nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim. Nga pengesat që m’i ka bërë Ministria e luftës, kam filluar të mendoj se njerëzit, të cilët e udhëhiqnin luftën nuk e kishin ndërgjegjen e pastër dhe që atje poshtë, ata po kryenin veprime krejt ndryshe nga ajo që paraqitej në shtypin zyrtar. Kjo përshtypje ose parandjenjë më është përforcuar me rastin e takimit me një oficer, i cili kishte qëndruar në Kumanovë dhe Shkup me ushtarë të Shtabit të Përgjithshëm.

Ky oficer, të cilin e kam njohur për një kohë të gjatë, më është dukur njeri i “ndershëm”. Mirëpo, sapo ai e mori vesh se unë po shkoja për në Shkup, meqë realisht edhe e kisha marrë lejen për të shkuar atje, ai me një qëndrim të hapur armiqësor më tha se nuk duhet të shkoja atje dhe që Beogradi, sipas tij, nuk e kuptonte se çka po bënte kur i lejonte “të huajt” të shkonin në Shkup e gjetiu. Në Vrajë, në kufirin me Serbinë, kur e kuptoi se nuk do ta ndërroja vendimin, oficeri serb e ndërroi zërin dhe filloi të më përgatiste psiqikisht për pamjet që do t’i shikoja kur të arrija në Kumanovë dhe Shkup.
-“Këto janë gjëra të pakëndshme, por fatkeqësisht janë të paevitueshme”, më tha!

Krejt kjo, më duhet të pranoj se më bënte edhe më shumë të dyshoja. Kjo do të thotë se veprat e liga, për të cilat ishte dëgjuar deri në Beograd, nuk ishin të rastësishme, pastaj nuk ishin edhe raste të veçanta dhe as të izoluara, përderisa një oficer i trajtonte si “nevoja të shtetit” masakrat. Dikush duhej të kishte të dhëna për këto. Kush? Ushtria? Qeveria? Trishtimi filloi sapo e kaluam kufirin. Në ora 17h pas dite jemi afruar pranë Kumanovës. Dielli po perëndonte dhe terri tashmë ishte lëshuar.
Sa më shumë që errësohej aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka për rreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare, të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtylla zjarri, deri te hekurudha.
Hodha vështrimin jashtë dhe pashë në një largësi prej 200 m, nga stacioni një kufomë, fytyrë përdhe dhe duar të shtrira. Rreth 50m kah hekurudha po qëndronin dy rojtarë serbë, pjesë e forcave që po e ‘ruanin hekurudhën’. Me siguri se kjo ishte vepër e tyre. Jo larg, në një livadh, afër hekurudhës, ushtarë tjerë serb po e hapnin një gropë të madhe. I pyes për çka po hapej ajo gropë. Më thanë se gropa po hapet për mish të prishur që ndodhej në dhjetë apo 15 kamionë, të cilët ishin stacionuar afër.
Krejt nevojat e tyre ushqimore madje edhe më shumë, ata i plaçkitnin nëpër shtëpitë e shqiptarëve: djathë, qumësht, mjaltë, mish.

-“Kam ngrënë mjaltë që u merrej shqiptarëve, më shumë sesa kisha ngrënë gjatë tërë jetës sime”, më thotë një ushtar.
Për çdo ditë ushtarët serbë thernin qe, dele, pula të cilat i hanin dhe i gjuanin mbetjet anash.

”Neve nuk na duhet mishi. Sa e sa herë u kemi shkruar atyre në Beograd të mos na dërgojnë mish sepse “furnizohemi” nga fshatrat shqiptare në Kumanovë por ata e bëjnë këtë sipas rregullave”.

Ishte ky një shembull i një lufte të tmerrshme shkatërruese, që kam parë në zonat e luftimeve. Për një çast pasuria e atyre njerëzve e trashëguar nga gjyshërit e stërgjyshërit dhe e fituar me mund po kthehej në flakë. Kjo monotoni e zjarrit na ka përcjellë gjatë tërë rrugës deri në Shkup. Kam zbritur nga vagoni me të cilin kam udhëtuar. Në rrugë nuk shihej njeri i gjallë, vetëm para stacionit të trenit ishte një grup ushtarësh, nga ku përhapeshin zëra të dehurish. Shkova te grupi i ushtarëve. Katër ushtarë i mbanin bajonetat e tyre në gjendje gatishmërie. Në mesin e grupit të ushtarëve qëndronin dy të rinj shqiptarë, me plisa të bardhë. Një ushtar, çetnik i dehur, mbante në dorë thikën, ndërsa në dorën tjetër shishen e rakisë. Çetniku i urdhëroi shqiptarët të binin për tokë. Ata gjysmë të vdekur nga frika ulen në gjunjë. Pas urdhrit tjetër ata ngrihen, ulen, ringrihen.. Këtë ai e përsërit disa herë…

Pastaj çetniku duke sharë dhe duke i kërcënuar ua drejtoi majën e thikës edhe viktimave të tjera. I detyron të pinë raki, pastaj… i puth. I dehur nga ‘forca’, nga rakia dhe gjaku ai argëtohej, duke luajtur me ta ashtu si macja e egër me minjë. Të njëjtat veprime, të njëjtat psikologji. Të tre ushtarët e tjerë të dehur qëndronin duke ruajtur mos shqiptarët po iknin ose do të kundërshtonin, derisa çetniku po argëtohej.

-“Këta janë arnautë”, më thotë një ushtar, “tash do t’i therrë”.
Prej frikës u largova nga grupi. Nuk kishte kuptim të mundohesha t’i mbroja shqiptarët. Ata mund të shpëtonin nga këta ushtarë vetëm me një forcë të armatosur…Ika për të mos dëgjuar britmat e tmerrshme dhe thirrjen e tyre për ndihmë…
Shkupi i kishte 60 mijë banorë nga të cilët gjysma ishin shqiptarë, qyteti ishte shkret. Të gjitha dyert ishin mbyllur qysh nga ora 18h pas dite. Me të rënë nata, çetnikët e fillojnë punën e tyre. Futen dhunshëm nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe turqve dhe i kryejnë veprat e tyre të vrasjes dhe plaçkitjes. Disa nga ata sigurisht që kishin ikur por shumica kishin mbetur dhe tash gjatë natës kundër tyre kryhen krime.
Dy ditë pas arritjes sime në Shkup, e para gjë që shihje në mëngjes ishte grumbulli i kufomave të shqiptarëve me koka të thyera nën Urën e Vardarit, m’u në qendër të qytetit. Disa thoshin se ishin shqiptarë, të cilët ishin mbytur nga çetnikët, të tjerët thoshin se ata i kishte sjellë uji i lumit. Vetëm një gjë dihej se ata njerëz nuk ishin vrarë në luftime. Serbët nga rrethina e Vrajës, në mënyrë masive janë nisur drejt fshatrave shqiptare të Bujanocit, Preshevës, Kumanovës e Shkupit, me qëllim për të rrëmbyer gjithçka që gjejnë. Gratë e tyre serbe kanë ngarkuar dyer e dritare që i kanë marrë nëpër fshatrat shqiptare.
Ndërkohë erdhën dy ushtarë. Ata bëjnë pjesë në çetat të cilat i ç’armatosin shqiptarët. Një ushtar pyet ku mund ta këmbejë një lirë. Kërkova të ma tregoj lirën meqë nuk kisha parë monedhë turke. Si hajn që ishte ushtari fillimisht shikon anash, pastaj e nxjerrë dukatin nga qesja duke rrëfyer se ka edhe të tjera, por nuk dëshiron të rrëfej sasinë. Një lirë turke këmbehet me 23 franga. Erdhën edhe ushtarë të tjerë. Po dëgjoja bisedat e tyre.

-“Nuk e di sa shqiptarë kam vrarë, kur ia kam hequr kokën me thikë një nuseje të re shqiptare, te ajo i kam gjetur 10 lira”.

Për bëmat e tyre ata flasin krejt lirshëm. Kjo është e zakonshme për ata.

Shkupi ishte kthyer në një kamp të rëndomtë ushtarak, shqiptarët fshiheshin nëpër rrugë për të mos u parë nga ushtarët serbë. Në mesin e masës së ushtarëve dalloheshin edhe fshatarë serbë, të cilët kishin ardhur këtu nga vende të ndryshme të Serbisë. Duke rrëfyer se kishin ardhur për t’i gjetur bijtë dhe vëllezërit e tyre, ata kalojnë natyrisht nëpër Kosovë duke plaçkitur e vrarë. Kam biseduar me tre prej këtyre “torbarëve” dhe se më i riu prej tyre, një burrë i shkurtë i sojit të “trimave” lavdërohej sesi me pushkën e tij ka vrarë dy shqiptarë, por dy të tjerë i kishin ikur. Bashkëudhëtarët e tij, fshatarë të moshuar e vërtetonin rrëfimin e tij.

L. Trocki, më pastaj vazhdon udhëtimin dhe përshkrimin e gjendjes së tmerrshme në Kosovë.

“Atë mbrëmje në një pijetore e kam takuar një oficer të cilin e njihja. Njësia e tij ka qenë e stacionuar në Ferizaj. Me njerëzit e tij ky rreshter e ka tërhequr një top të madh dhe të rrezikshëm, gjatë defilimit nga Koçani deri në Shkup. Ky top do t’i dërgohet ushtrisë e cila e kishte rrethuar Edrenenë.
-“Çka jeni duke bërë tani në Ferizaj në mes shqiptarëve”? E pyes.

-“Po pjekim zogjë dhe po vrasim arnautë. Jemi lodhur tashmë”, thotë duke bërë grimasa dhe hapur gojën nga “lodhja”.

-“Ka shumë njerëz të pasur mes tyre. Afër Ferizajit kemi hyrë në një fshat të pasur me shtëpi sikur kështjella. Pronari ishte një njeri i pasur. Të gjithë i kemi nxjerrë nga shtëpia, i kemi radhitur gratë dhe ua kemi prerë burrat një nga një para syve të tyre. Gratë nuk kanë qarë!! Na kanë lutur të futen në shtëpi dhe të marrin rrobat e tyre. I kemi lejuar. Ato pastaj na kanë dhënë nga një dhuratë!!!!! Pastaj ia kemi vënë zjarrin tërë vendit”!

“Si mund të veproni në mënyrë kaq brutale”,- e pyes i tronditur me rrëfimin e tij.

-“Nuk e di as vetë, mësohet njeriu. Në një kohë tjetër, nuk do të kisha qenë në gjendje ta vrisja një plak apo një fëmijë të pafajshëm. Në kohë lufte, sikur e dini, komandanti iu urdhëron dhe ju duhet ta zbatoni urdhërin”.

-“Përse veproni si banditë, po vrisni dhe po plaçkitni pa bërë asnjë dallim”, protestova, duke ndier një neveri për njeriun me të cilin kisha biseduar. Eprori u gjend në një situatë të vështirë. Duket sikur diçka i kishte rënë ndërmend. Pastaj duke u munduar të arsyetoj vetveten, i bindur dhe serioz, kumtoi një frazë e cila hidhte edhe më shumë të zeza sesa kisha parë dhe dëgjuar.

“Jo! Kjo nuk është ashtu. Ne, ushtria e rregullt, i përfillim në mënyrë rigoroze rregullat, asnjëherë nuk vrasim njeri më të ri se ’12 vjet!!!. Për çetnikët nuk mund të them asgjë me siguri. Ata janë krye në vete. Unë mund të u siguroj për ushtarët e rregullt këtu”.
Rreshteri nuk siguronte për çetnikët dhe me të vërtetë ata nuk pranonin asnjë kufizim, ishin të rekrutuar nga mesi i të parëve, të paaftëve, element të ligë dhe pa vlerë, nga turma më e ulët, argëtoheshin me egërsinë e tyre me krimet, plaçkitjet dhe dhunën. Veprat dëshmonin shumë kundër tyre.

Më 1913, në “Radničke Novine”, të Beogradit, Dimitrie Tucoviqi shkruan:
– “Soldateska jonë serbe nuk ua kurseu shqiptarëve as fëmijët, as gratë dhe as të sëmurët… Më rrëqethet trupi kur i shoh dhe pyes, vallë a është e mundur që njeriu ynë të jetë kaq barbar. Kjo është e tmerrshme”.

Lidhur me vrasjet dhe masakrimet e shqiptarëve, në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, gazeta beogradase “Rad”, shkruante atëbotë:

-“Qe disa ditë shtëpitë shqiptare digjen në flakë. Është vështirë të dëgjosh britmën e fëmijëve dhe pleqve që keqtrajtohen dhe merren nëpër këmbë me qëllim që të plaçkiten. Në Arnautllëk jehojnë pushkët. Vise të tëra të banuara me shqiptarë vlojnë nga trazirat e ngjashme me ato në Irlandë…!”

Serbia ka formuar një provincë me qytetarë të rendit të dytë. Atje kallen fshatra të tëra, vriten shumë njerëz, mizoritë janë të pakufishme. Askush më në këtë vend nuk ka turp.
Si kanibal i fundit, pushteti predikon shfarosjen e një popullsie, për shkak të urrejtjes fetare dhe nacionale. Askush nuk pyet se ata janë fajtorë për gjakun që atje po derdhet për “çlirim”. Fshatrat shqiptare ngjajnë në kasaphane të vërteta… Ushtari Punisha deri më tash ishte më “dorëmbarë”, gratë dhe fëmijët shqiptarë i “therrte me sukses”. Ai dinte që t’i vriste me një plumb nga gjashtë shqiptarë. Ndërsa kur ‘lodhej’ therrte me thikë.

Gazeta “Politika”, përkitazi me shpërnguljen shkruan, mes tjerash:

“Interesi ynë nacional, në përgjithësi është serbizimi i Kosovës dhe luginës së Vardarit dhe se çështja e shpërnguljes është më aktuale dhe më me rëndësi se shumë çështje tjera”.

E tillë ishte gjendja në përgjithësi kudo në trojet shqiptare të pushtuara nga serbët, bullgarët e malazezët, këto shtete pan-sllave ishin të përkrahur nga Rusia Cariste.
Krimet e kryera serbe mbi shqiptarët më 1912, janë të dokumentuara nga burime të ndryshme, jo vetëm austriake por edhe nga ato italiane, gjermane, daneze, frënge dhe ruse.
Në shkallën e historisë botërore të krimeve, krimet e kryera serbe mbi shqiptarët më 1912 por edhe gjatë dekadave në vijim, renditen nga ato më barbaret dhe këtë duhet ta dijë gjithë bota.

Shkrimi është marrë nga Kumanova Maqedonia Ndryshe

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close