Vaksina “AstraZeneca” më efikase nëse intervali mes dozave është më i gjatë

ATSH-DPA/ – Shkencëtarët që zhvilluan vaksinën “AstraZeneca/Oxford” dolën në përfundimin se ajo është më efikase nëse ekziston një interval prej të paktën 12 javësh midis dozave të para dhe të dyta.

“Një interval tremujor dozash mund të ketë përparësi ndaj një programi me një interval të shkurtër dozash përsa i përket shpërndarjes së një vaksine pandemike, me qëllimin për të mbrojtur numrin më të madh të individëve në popullatë, sa më shpejt që të jetë e mundur, kur furnizimet janë të pakta”, shkroi zhvilluesi kryesor i vaksinës, Andreë Pollard, Universiteti i Oksfordit, në një artikull të botuar në revistën mjekësore “Lancet”.

“Gjithashtu, në këtë mënyrë përmirësohet edhe mbrojtja pas marrjes së një dozë të dytë”, vazhdon ai.

Rezultatet e provave klinike të fundit, që përfshijnë më shumë se 17 000 persona në Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil, mbështesin strategjinë e qeverisë britanike për të lejuar një interval më të gjatë midis dozave të para dhe të dyta të vaksinës “AstraZeneca”.

Vaksina tregoi një normë efikasiteti prej 81 % me një interval prej të paktën 12 javësh midis dozave të para dhe të dyta, nga 55 % me një interval gjashtëjavor midis dy dozave

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close