Afro tetë mijë vota të diasporës shpallen të pavlefshme, reagon Vetëvendosje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi sipas organizatës GERMIN, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpallur deri tani afro tetë mijë vota të pavlefshme të diasporës.

Kryeziu thotë se “numri i madh i raportuar i votave të pavlefshme nga mërgata është dëshmia përfundimtare që procesi i votimit nga jashtë duhet të ndryshohet menjëherë”.

“E drejta për të votuar është e drejtë dhe njësi themeltare e demokracisë, për çka shteti demokratik dhe institucionet e tij kanë përgjegjësi që të gjejnë mënyrat më të përshtatshme për të garantuar ushtrimin e saj. Procesi i votimit duhet gjithmonë të jetë i lehtë dhe inkurajues”, ka thënë Kryeziu.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Kryeziu pohon se nga 200 mijë votues të regjistruar në diasporë, një numër i vogël i votave pranohen si të vlefshme.

“Nëse nga rreth 200 mijë të regjistruar për votim nga jashtë dhe qindra euro pagesa për shërbim postar, një numër shumëfish më i vogël i tyre mbërrijnë në Kosovë me kohë, e shumëfish më i vogël numërohen si vota të vlefshme atëherë këtu problemi është sistemor e institucional. Prandaj edhe ndërhyrja duhet të jetë e këtillë”, thekson ai.

Në fund të shkrimit, Kryeziu thotë se sapo të formohen institucionet, LVV do të ndryshojë ligjin për zgjedhjet për diasporën.

“Me t’u formuar institucionet, ndër hapat e parë që Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ndërmarrë në Kuvend është ndryshimi i ligjit ashtu që mërgata të ketë të drejtë të votojë edhe në ambasada dhe konsullata të Republikës së Kosovës. Bashkatdhetarët janë qytetarë të Republikës. Ata janë pjesë e pandashme e zhvillimit të vendit dhe vendimmarrjes në vend”, thotë mes tjerash ai.

Ndryshe, organizata GERMIN ka bërë të ditur se KQZ deri tani ka refuzuar 7 mijë e 670 fletëvotime nga diaspora.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close