Ambasadori Kosnett: Jam i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett është shprehur i mahnitur nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore me rreth 48 për qind të votave sipas rezultateve preliminare.

Kosnett në emisionin Pressing të T7 tha se zgjedhjet ishin të lira, të drejta dhe profesionale dhe se ekziston një dëshirë e madhe në Kosovë për t’iu dhënë rastin Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për ta formuar qeverinë e re.

“Isha shumë i mahnitur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë. Duket që ishin të lira, të drejta, sigurisht që u mbajtën në mënyrë të sigurt dhe profesionale. Sigurisht janë disa hetime duke u zhvilluar dhe gjithmonë ka mësime që nxirren. I njoh Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mjaft mirë tashmë dhe mendoj se është e qartë që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për t’iu dhënë rastin për ta formuar qeverinë dhe udhëhequr vendin. Mendoj se ata kanë vizion e energji dhe kjo është kohë shumë emocionuese për Kosovën”, tha diplomati amerikan.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close