Experti i OBSH-së tregon se kur sipas do të përfundojë pandemia

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, deklaroi se pandemia e koronavirusit do të përfundojë në fillim të vitit 2022.

Në një intervistë për televizionin shtetëror danez DR, Kluge theksoi se 2021-ta do të jetë viti i Kovidit 19, por edhe viti në të cilin do të jetë shumë më e lehtë për të menaxhuar epideminë në krahasim me vitin 2020.

Kluge beson se skenari më i keq është prapa nesh dhe se ka më shumë të dhëna për virusin krahasuar me vitin 2020, kur filloi të përhapet.

Duke theksuar se askush nuk mund ta dijë paraprakisht zhvillimin e epidemisë, Kluge bëri parashikimin e tij: “Unë mendoj se pandemia do të përfundojë në fillim të vitit 2022”.

“Do të ketë akoma virus, por nuk mendoj se do të nevojiten kufizime. Ky është një mesazh optimist,” tha Kluge.

Duke folur për mutacionet e coronavirusit, Kluge shpjegoi se mutacionet janë normale dhe se virusi po përpiqet t’i përshtatet personit të infektuar, por që përhapja e shpejtë e mutacioneve e shqetëson atë.

Ai tha se ata po monitorojnë nga afër sesa janë prodhuar vaksinat efektive kundër kovidit 19 për shkak të shpejtësisë së përhapjes së mutacioneve. Kluge theksoi se mutacionet po merren shumë seriozisht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close