Irani u kufizon qasjen inspektorëve bërthamorë

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se Irani është pajtuar t’iu zgjasë qasjen inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në lokacionet e tij bërthamore edhe për tre muaj.

Megjithatë, marrëveshja e negociuar midis Grossit dhe zyrtarëve iranianë do t’iu japë atyre më pak qasje dhe nuk i lejon të bëjnë inspektime të parakohshme.

Irani është duke ndryshuar politikën e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk ia kanë hequr sanksionet, të vendosura prejse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Me këtë marrëveshje, Irani është pajtuar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Trump është tërhequr në vitin 2018 nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike.

Irani, i cili ka nisur të pasurojë edhe uranium përtej kufijve të lejuar, thotë se nuk do t’iu kthehet kushteve të marrëveshjes, derisa SHBA-ja nuk vepron plotësisht në përputhje me të.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, insiston që Irani të veprojë i pari.

Kriza mbi programin bërthamor të Iranit është në agjendën ndërkombëtare për gati 20 vjet.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm për qëllime paqësore, ndërsa SHBA-ja dhe fuqitë tjera botërore dyshojnë se ai po përpiqet të zhvillojë fshehurazi armë bërthamore.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close