KMDLNJ: Vendet e rezervuara në Kuvend po rrezikohen nga Beogradi

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media ka thënë se vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës po rrezikohen për shkak të ndërhyrjes së Beogradit përmes Listës Serbe.

Sipas KMDLNJ-së, me vota të kontrabanduara po krijohet një përfaqësim i imponuar i komuniteteve jo-shumicë, në dëm të përfaqësuesve të vërtetë dhe legjitim të këtyre komuniteteve dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e njeriut.

Reagimi i plotë:

Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,  anëtarët e komuniteteve jo-shumicë gëzojnë të drejta të veçanta e që mund të merren edhe si shembull edhe për vendet me një demokraci më të zhvilluar se në Kosovë.

Në këtë kontekst janë edhe garancitë për vendet e rezervuara e që në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021 po rrezikohen seriozisht për shkak të ndërhyrjes së Beogradit,  përmes Listes Serbe të ndryshojë arkitekturën e përfaqësimit të komuniteteve jo – shumicë duke kontrabanduar vota për favoritët  e tyre në mënyrë që Lista Serbe të kontrollojë 2/3 e deputetëve të komuniteteve jo –shumicë.

Më heret , nën kërcënim , shantazh dhe duke përdorur edhe dhunë fizike , u përjashtuan nga loja politike në Kosovë të gjitha partitë politike serbe në Kosovë, që ishin integruar në strukturat shtetërore dhe shoqërore të Kosovës dhe që punonin për integrimin e serbëve në Kosovë e që, i tëri ky proces kundërshtohej nga Serbia, përmes Listes Serbe.

Kalimi në heshtje i eliminimit të dhunshëm të partive politike që përfaqësonin serbët e Kosovës në planin afirmativ, krijoi kushtet që në zgjedhjet e fundit , kjo dhunë elektorale dhe përpjekje për dominim të shtrihet edhe te komunitetet jo-shumicë përkatësisht te boshnjakët , romët, goranët, ashkalinjtë dhe të tjerët.

Në këtë mënyrë, me vota të kontrabanduara po krijohet një përfaqësim i imponuar i komuniteteve jo-shumicë, në dëm të përfaqësuesve të vërtetë dhe legjitim të këtyre komuniteteve dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të drejtat e njeriut që garanton, në mënyrë të vullnetshme, pa imponim, pa ndërhyrje politike dhe krejtësisht të pavarur të votoni , të zgjidhni apo të zgjidheni.

Kjo , në zgjedhjet e fundit është shkelur në mënyrë flagrante sikur që është bërë kriminalizimi i procesit të votimit për komunitetet jo – shumicë,  i planifikuar nga Serbia dhe i zbatuar nga Lista Serbe.

KMDLNj solidarizohet me votuesit e komuniteteve jo – shumicë, votat e të cilëve janë dhunuar nga Beogradi përmes kontrabandimit të votave nga votuesit e nacionalitetit tjetër, në rastin konkret të nacionalitetit serbë e që kanë qenë mbizotëruese për eliminim të përfaqësuesve të vërtetë të kandidatëve  të komuniteteve jo – shumicë, në rastin konkret të atij boshnjakë, romë, goranë dhe ashkalinjë.

KMDLNj kërkon që të bëhet rinumrimi i votave në të gjitha vendvotimet ku dyshohet se ka pasur vota të kontrabanduara e që kanë ndikuar në rezultatin e kandidatëve për komunitetin jo – shumicë që në rastin konkret janë dëmtuar duke u eliminuar nga mundësia të përfaqësojnë  komunitetin që i takojnë.

Partitë jo-shumicë duhet ta ndjekin rrugën ligjore,   pas certifikimit të rezultateteve në mënyrë që t’i mbrojnë dhe realizojnë të drejtat e tyre që ua garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe, në këtë drejtim do ta kenë përkrahjen e parezervë të KMDLNj -së.

Nëse edhe pas këtij krimi elektoral që paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë të Serbisë, përmes Listes Serbe, kalohet pa ndërmarrë veprime ligjore dhe kushtetusese , atëherë do të përligjet një presedan shumë i rrezikshëm që, në mënyrë të tërthortë apo të drejtpërdrejtë, varësisht se sa deputetë do të kontrollohen nga Lista Serbe, përfaqësuesit e komuniteti jo – shumicë do ta pësojnë fatin e partive  politike serbe në Kosovë të cilat, thuaja janë përjashtuar nga procesi politik dhe vendimmarrja për fatin e serbëve që janë integruar apo duan të integrohen në Kosovë.

Kjo nuk duhet të lejohet në asnjë mënyrë, në të kundërtën edhe procesi i votimit , sidomos për pjesëtarët e komunitetit jo – shumicë nuk do të ketë kuptim për faktin se për votat e tyre do të vendoset në Beograd dhe jo në Prishtinë.

Do të ishte mirë dhe, madje e domosdoshme që pas shpalljes së rezultateve preliminare, organet e hetuesisë të hetojnë dyshimet e ngritura nga kandidatët dhe partitë politike të komunitetit jo – shumicë për manipulim të votave nga Serbia dhe Lista Serbe. Realisht , nëse për Iniciativën e Boshnjakëve në Veri të Mitrovicës votojnë kryesisht dhe në disa raste ( nga disa komuna serbe ) ekskluzivisht votuesit serbë, atëherë, vetvetiu lindin dyshime të bazuara për vota klienteliste, të kontrabanduara dhe për qëllime politike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close