Shoqëria Civile: të hetohen votat e komunitetit boshnjak

Shoqëria Civile në Kosovë ka kërkuar reagim nga faktorët vendor dhe ndërkombëtar, për siç kanë thënë ata, për shkeljen flagrante të të drejtave politike të komunitetit boshnjak dhe të komunitetit rom në Kosovë, duke ua mohuar të drejtën e përfaqësimit të garantuar dhe të rezervuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Reagimi djeshëm i organizatave boshnjake të shoqërisë civile në Kosovë thekson se “Sipas rezultateve preliminare, partitë politike boshnjake morën 7,000 vota më shumë në këto zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Një listë që luftoi për një vend të garantuar për boshnjakët mori numrin më të madh të votave në zonat ku nuk ka fare boshnjakë sipas regjistrimit, ose ka shumë pak në krahasim me votat e marra.”

Sipas tyre në ato zona ku janë marrë votat për partinë boshnjake, të cilat nuk u janë dhënë më parë partive boshnjake apo rome në asnjë palë zgjedhje të kaluara, ku po ashtu nuk ka evidencë se banojnë romë apo boshnjakë, del se votat janë të orkestruara.

“Për më shumë, kjo situatë na shtynë të besojmë se votat e orkestruara nuk janë fare të qytetarëve serbë të Kosovës, por vota të vjedhura, çka përbën edhe shkelje të të drejtave të serbëve të Kosovës, në emër të të cilëve bëhen politika që nuk janë as në interesin e tyre. Duke ditur lidhjen e hapur me institucionet e Serbisë të subjektit që dyshohet se e ka bërë këtë orkestrim, mund të thuhet pa asnjë hezitim se kjo është ndërhyrje e një shteti tjetër në zgjedhjet e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas tyre, në rrethana të ngjashme, kur shtete të tjera kanë ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve anëtare të BE-së apo dhe të ShBA-së, ka pasur hetime shumë shtresore institucionale dhe dënim publik të ndërhyrjeve.

“Në Kosovë ka vetëm heshtje. Kjo edhe për shkak të ndjeshmërisë së situatës, meqë bëhet fjalë për të drejtat e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, me ç’rast institucionet hetuese nuk kanë guximin ta bëjnë punën e tyre, për shkak të heshtjes së institucioneve politike vendore e ndërkombëtare, e cila është e pakuptueshme dhe e çuditshme. Ne, organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, besojmë se të gjitha komunitetet në Kosovë duhet të gëzojnë të drejta të barabarta. Ne besojmë se edhe komuniteti boshnjak dhe ai rom janë me rëndësi, siç janë me rëndësi të gjitha komunitetet e tjera, pavarësisht faktit që janë në numër shumë më të vogël”, thuhet tutje në njoftim.

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, u kanë bërë thirrje institucioneve politike në Kosovë, si dhe ambasadave të huaja prezentë në Kosovë, në veçanti atyre të Quintit, që të mbrojnë të drejtat e pakicave pavarësisht madhësisë së tyre numerike dhe që urgjentisht të kërkojnë hetim meritor të rastit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close