Abbott dënon sulmin ndaj djalit të Rashiqit

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott e ka dënuar sulmin e djeshëm ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

Përmes një reagimi  në Facebook ai ka thënë se disa politikanë kanë nxitur kulturë urrejtjeje dhe frike brenda dhe nëpër komunitete të ndryshme.

“Sulmi i djeshëm pa kuptim ndaj djalit të Nenad Rashiqit është perceptuar si akt politik. Ambasada Britanike dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, për ca kohë, kanë kërkuar një debat politik më të qetë, më të arsyetuar dhe më pak personal. Disa politikanë kanë promovuar një kulturë të urrejtjes dhe frikës, mosbesimit dhe tradhtisë, brenda dhe nëpër komunitete të ndryshme”.

“Ne bëjmë përsëri thirrje që kjo të ndalet. Të gjithë në klasën politike dhe media duhet të reflektojnë që lejimi i zhvillimit të një kulture të tillë i vë njerëzit në rrezik”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close