Inxhinierët e NASA-s, të ngazëllyer nga videoja e zbarkimit të sondës në Mars

Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) ka publikuar një video të zbarkimit të sondës Perseverance në Mars javën e kaluar, incizim që ka gëzuar inxhinierët mbrapa fluturimit për kualitetin e lartë të materialit, për dallim nga fotografitë e siguruara në misionet në të kaluarën.

“Këto video dhe këto fotografi janë pjesë e ëndërrave tona”, ka thënë Al Chen, i cili ka qenë i angazhuar në ekipin për zbarkim të sondës.

Gjashtë kamera ishte planifikuar të regjistronin zbarkimin e sondës në Mars më 18 shkurt.

Vetëm një prej kamerave në fund ka punuar.

Një mikrofon, që është lëshuar për lansim, po ashtu ka dështuar, mirëpo NASA ka siguruar disa incizime pas lëshimit, të cilat i ka prezantuar në publik.

Në video shihet parashuta portokalli dhe bardhë duke u hapur në sipërfaqen e Marsit dhe duke iu afruar secilën herë e më shumë pluhurit të kuq.

Sonda Perseverance është ulur pranë një delte antike të lumit në kraterin Jezero, për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike.

Sonda do të qëndrojë në Mars për dy vjet për të gjurmuar për dëshmi potenciale të jetës atje.

Sonda Perseverance ka më shumë kamera sesa secili mision më parë – në total 25.

Thomas Zurbuchen, shef i misionit shkencor të NASA-s, ka thënë se pamjet panoramike, që janë siguruar pas lansimit, janë “më të afërtat që mund të ekzistojnë pasi të lëshoheni në Mars, pa pasur të veshur kostumin e presionit”.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close