Mbi 9 mijë fletëvotime të ardhura me postë janë shpallur të pavlefshme

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar punën Shërbimi Votues, i cili po bën vlerësimin e rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat janë pranuar gjatë periudhës së votimit përmes postës.

Përmes këtij procesi do të mund të saktësohet numri i fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit.

Sipas të dhënave të ofruara nga KQZ deri më tani janë hapur 19 mijë e 168 pako të supozuara me fletëvotime që i janë nënshtruar procesit të vlerësimit, ku siç dihet brenda një pakoje mund të ketë më shumë se një zarf me fletëvotim.

Pas vlerësimit janë aprovuar 22 mijë e 326 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 9 mijë e 49 zarfe me fletëvotime.

KQZ thotë se arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Disa prej këtyre pakove thuhet se janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës e disa të tjera për shkak se janë dërguar nga persona që janë refuzuar në periudhën e aplikimit.

Po ashtu, në disa raste pakot u tha se janë dërguar nga votues të paidentifikuar ose ndryshe që njihet si “votim grupor”, apo se në pakon që kanë dërguar kanë bashkangjitur dokumente jo-valide.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close