Shaip Kamberi:Vuçiqit nuk po i dalin 243 deputetët në Serbi e as 10 në Kosovë

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se presidentit serb Aleksander Vuçiq, nuk po i mjaftojnë deputetët që ia garanton Kushtetuta në Kosovë.

“Aleksandër Vuçiqit nuk po i mjaftojnë 243 deputetë nga gjithsej 250 në parlamentin e Serbisë dhe të gjithë 10 deputetët serbë në parlamentin e Kosovës”.

Tutje Kamberi ka thënë se Vuçiq po synon t’i kontrollojë edhe deputetët jo serbë në Serbi dhe jo shqiptarë në Kosovë.

Madje për këtë ka thënë se ai nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme.

“Po synon t’i kontrollojë edhe të zgjedhurit joserbë në Serbi dhe joshqiptarë në Kosovë. Dhe për këtë, nuk po ngurron të përdorë metoda të ndryshme ndaj atyre që nuk po i nënshtrohen; qofshin ata serbë, boshnjakë, romë, shqiptarë etj”.

“E tërë kjo para syve të mbyllur të bashkësisë ndërkombëtare” është shprehur Kamberi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close