ACEA: Tregu i automjeteve komerciale në BE tkurret ndjeshëm

ATSH-AA/ – Tregu i Bashkimit Europian për automjetet komerciale vazhdoi të tkurret në muajin e parë të vitit 2021, me rënie të regjistrimeve të reja prej 7.2 %, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA).

”Numri i regjistrimeve të automjeteve komerciale ishte 141.462 njësi muajin e kaluar”, njoftoi ACEA.

“Kërkesa u tkurr në të gjitha segmentet, megjithëse rënia e shitjeve të furgonëve të rinj kishte ndikimin më të madh, pasi ky segment përbënte më shumë se 80 % të regjistrimeve totale të automjeteve komerciale të BE-së”, theksoi ACEA.

Me përjashtim të Francës (+5.7 %), të gjithë tregjet kryesore të BE-së si Spanja (- 29.3 %), Gjermania (-17.1%) dhe Italia (- 6.7 %) regjistruan rënie muajin e kaluar.

Gjatë muajit të parë të vitit 2021, segmenti i automjeteve të lehta tregtare u tkurr me 7.1%, me 116.177 automjete të reja të regjistruara në të gjithë BE-në.

Kërkesa e BE-së për kamionë të rinj të mesëm dhe të rëndë shënoi rënie me 5.8 % në 22 795 njësi.

Përveç autobusëve të mesëm dhe të rëndë, kërkesa për kamionë të rinj në të gjithë BE-në shënoi rënie deri në 24.1% në periudhën e njëjtë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close