Departamenti Amerikan i Shtetit i dorëzon certifikatën “Kampion Kundër Korrupsionit”, Ardian Dvoranit

ATSH/ Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dorëzuar certifikatën “Kampion Kundër Korrupsionit”, Ardian Dvoranit, i cili u shpall të martën nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, si një nga 12 kampionët në botë për luftën ndaj korrupsionit.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar sot foton e marrjes së certifikatës së vlerësimit nga ana e gjyqtarit Ardian Dvorani.

“Sot, gjyqtari Ardian Dvorani mori certifikatën e tij të çmimit Kampion Kundër Korrupsionit, shpallur dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken. Nëpërmjet këtij Çmimi të sapokrijuar, Departamenti i Shtetit vlerësoi punën e guximshme të 12 avokatëve të luftës kundër korrupsionit nga e gjithë bota, përkushtimi i të cilëve për të mbrojtur transparencën, luftuar korrupsionin dhe siguruar llogaridhënie, ka mbrojtur bashkëqytetarët e tyre dhe ka ekspozuar keqbërjen. Gjyqtari Ardian Dvorani nga Shqipëria ishte një prej këtyre kampionëve. Departamenti i Shtetit e vlerësoi Dvoranin për punën e tij në zhvillimin e mekanizmave për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë. Urime Ardian Dvoranit për përzgjedhjen si një Kampion Kundër Korrupsionit!”,- bën të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë.

DASH vlerëson Ardian Dvoranin, gjyqtar dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si një figurë kryesore e reformimit të sistemit gjyqësor të Shqipërisë. Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të zvogëluar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE në mars për të hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë.

Gjykatësi Dvorani ishte gjithashtu një anëtar i rëndësishëm i grupit të ekspertëve që zhvilluan vizionin dhe dispozitat ligjore për reformën në drejtësi në Shqipëri, duke ndihmuar në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve gjyqësore të sapokrijuara të Shqipërisë, pas ndryshimeve të mëdha kushtetuese në sektorin e drejtësisë në Shqipëri në 2016. Profesionalizmi i tij çoi në mbrojtjen kushtetuese të organit të ri antikorrupsion të Shqipërisë, Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close