Një muaj paraburgim për sulmuesit e djalit të Rashiqit

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Graçanicë, u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muajsh shtatë personave, lidhur me rastin e rrahjes së djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka thënë se masa e paraburgimit ishte e nevojshme, pasi ekziston rreziku se të pandehurit nëse lihen të lirë ata mund të arratisen, asgjësojnë provat apo t’i falsifikojnë ato.

“Nëse të pandehurit do të gjenden në liri, mund të përsërisin veprën penale apo vepra të ngjashme penale”, është thënë në arsyetimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prishtinës, dega Graçanicë.

Më 23 shkurt, Nikolla Rashiq, është sulmuar nga një grup personash rreth orës 11:00 në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, përkatësisht pranë shkollës fillore “Milladin Mitiq”, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Babai i tij, Nenad Rashiq, i cili është lider i Partisë Demokratike Progresive, ka deklaruar se sulmi ndaj të birit ishte paralajmëruar një ditë para se të ndodhte incidenti, përmes disa postimeve në rrjetin social Facebook dhe Instagram.

Ai e ka cilësuar këtë sulm si tentim-vrasje dhe ka thënë se e gjithë kjo është “pasojë e kundërshtimit të tij shumëvjeçar ndaj presioneve politike”.

Nenad Rashiq është kundërshtar i Listës Serbe, subjekt ky që prej themelimit të tij, në vitin 2013, përfaqëson në institucionet e Kosovës komunitetin serb.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close