Vuçiq thotë se Lista Serbe s`e organizoi rrahjen e djalit të Rashiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një konferencë për media i ka dalë në mbrojtje Listës Serbe të Goran Rakiqit duke thënë se partia që drejton ky i fundit nuk ka dorë në sulmin masiv fizik kundër djalit të Nenad Rashiqit.

Vuçiq ka thënë se në një incident të tillë kanë participuar krerët e politikës shqiptare, përfshirë edhe Albin Kurtin, shkruan Danas.

“Si u bë që ata të përfshjinë Listën Serbe dhe shtetin serb?. Krerët e politikës shqiptare përfshirë edhe Albin Kurtin kanë participuar në atë ngjarje”, ka thënë Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka thënë se akuzat drejt Listës Serbe janë gënjeshtra derisa thekson se nuk do të lejojë që Serbia të poshtërohet.

“Nuk do të lejoj që shteti i Serbisë të poshtërohet nga disa idiotë me gënjeshtrat e tyre  të përditshme”, ka shtuar tutje Vuçiq.

Akuza drejt Kurtit rreth rrahjes së djalin të Nenad Rashiqit dje ka drejtuar edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close