Zyrtari i arrestuar sot akuzohej për keqpërdorimin e 30 mijë eurove

Statovci mbanë pozitën e zyrtarit për pagesa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR).

Kjo është hera e dytë që Statovci përfundon nën pranga të policisë, gjatë vitit 2017 Luan Statovci akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkruan express.

Ai ishte akuzuar se pa verifikuar dokumentet e fermerëve dhe gjendjen në teren, ka lejuar të ekzekutohen pagesa direkte në emër të subvencioneve për aplikantët, me ç’rast i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje në vlerë prej rreth 30 mijë euro.

Policia e Kosovës sot i ka bastisur fabrikën e kërpudhave dhe pronat në Batllavë të Podujevës.

Kryeprokurori tha se është konfiskuar një shumë e madhe parash, kompjuterë, telefona, vetura etj.

Sot nga ky aksion që u zhvillua në nivel janë arrestuar 12 persona që dyshohen për keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close