Kurti reagon pas rrahjes së gazetarit Duriqi

Kandidati për kryeministër i VV’së, Albin Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar ndaj sulmit të gazetarit Visar Duriqi.

Kurti ka thënë se ka mbaruar koha e atyre që mendojnë se demokracia mund të ndalet me “gangsterizëm”.

Tutje, ai i uroi shërim të shpejtë gazetarit Visar Duriqi.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.

 

I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close