Lajçaku për hartën thotë se aty është vija që ndan Kosovën nga Serbia!Por ai ose nuk e di se po mashtron,ose këtë po e bën qëllimshëm!
Emisari special i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak ka reaguar pasi u shfaq afër një harte ku Kosova paraqitej brenda kufijve të Serbisë.
Ai në një postim në Twitter ka shkruar se harta në zyrën e tij, në ekranin e paqartë gjatë intervistës së tij ka shkaktuar keqkuptime.
“Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, shkruan Lajçak.
Por a nuk e ka të qartë Lajçaku se ajo vija ndarëse për të cilën flet ai nuk është vijë ndarëse që paraqet kufirin shtetror,por një vijë ndarëse administrative.Mjafton të shikohen vijat ndarëse me vendet tjera dhe mund të vërehet lehtë dallimi i atyre linjave për të cilat flet Lajçaku.
Pra ai ose nuk e njeh mirë kuptimin e vijave ndarëse në mes shteteve ose është i lajthitur.Këso vija ndarëse Kosova kishte edhe kur ishte pjesë e ish- Federatës Jugosllave.Ndoshta edhe më të trasha!
/Proinformacion.com/
Comments are closed.