Magjepsëse, por edhe frikshme:Projekti i Google-s ku Intelegjenca Artificiale-AI,ua kaloi njerëzve!

Studiuesit nga kompania Google të cilët punuan në projektin Loon u befasuan nga një surprizë disi e pakëndshme kur inteligjenca artificiale ua kaloi të gjithëve.

“Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq i menqur dhe budalla në të njëjtën kohë”, përshkroi këtë përvojë një nga pjesëmarrësit në këtë projekt, Salvatore Candido.

Gjegjësisht, qëllimi i Google ishte të përdorte balona të mëdhenj për të siguruar qasje në internet, ku kjo nuk është e mundur për shkak të infrastrukturës (po, pikërisht ajo që Mask bën me Starlink). Sidoqoftë, projekti Loon u mbajt për një kohë të gjatë, por ai u shpall i dështuar, kështu që u njoftua kohët e fundit se do të pezullohej.

Ndërsa ishin ende në fazat e saj të hershme, studiuesit mësuan inteligjencën artificiale (AI) se si të përdorin një balonë, në mënyrë që ta sjellin atë nga Porto Riko në Peru sa më shpejt të jetë e mundur. Ata përsosën dhe programuan algoritmin për muaj të tërë, por AI e qoi balonën në një rrugë tjetër gjatë gjithë kohës.

Ata u bënë të pashpresë, kështu që vendosën ta linin inteligjencën artificiale të çonte balonën ku të donte – dhe më pas pasoi një befasi e madhe. Inteligjenca artificiale arriti, krejtësisht e vetme, të mësonte një teknikë të re të lëvizjes kundër erës. Kjo teknikë është përdorur nga marinarët për shekuj, madje mijëvjeçarë më herët.

Siç mund ta merrni me mend, kjo ishte mënyra për të shkuar në Peru shumë më shpejt sesa ajo që shkencëtarët donin të hartonin.

Nga njëra anë, ky është një shembull i mirë se si inteligjenca artificiale mund të na tregojë se si të bëjmë disa gjëra në mënyrë më efikase. Sidoqoftë, nëse gjërat shikohen pak më ndryshe, është pak e frikshme që AI kërcënon të bëhet “rrezikshmërisht e paparashikueshme”, raporton BBC.

/Përgatitur nga Proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close