Euronews sondazh: Rama, më i preferuar për kryeministër nga 42.4 %, Bashën e duan vetëm 28,1 %

ATSH/ 42.4 % e të pyeturve të sondazhit të dytë të Euronews Albania kryer nga kompania prestigjioze MRB dhe publikuar në emisionin Barometri Politik, janë shprehur se e shohin Edi Ramën si politikanin më të përshtatshëm për të drejtuar qeverinë e vendit, ndërsa për Bashën janë shprehur vetëm 28.1 %.

Sipas këtij sondazhi, Kryeministri Edi Rama pati mbështetje më të madhe në grupmoshën 25-34 vjeç, (47.1 %) dhe grupmoshat 55-64 e 65-75 vjeç (46.5 dhe 44.7 %).

Kryetari i PD-së, edhe pse me një përqindje më të vogël, mbështetjen më të madhe e ka në grupmoshat 45-54 vjeç (35 %) dhe 55-64 vjeç (31.2 %).

Ndër personat që i shohin të papërshtatshëm të dy udhëheqësit politikë (27.95 % e të pyeturve), bie në sy se grupmosha 18-24 vjeç, e cila përmban edhe kategorinë e votuesve të parë në këto zgjedhje parlamentare. Kjo grupmoshë ka përqindjen më të madhe refuzuese ndaj dy liderëve (43.9 %), ndjekur nga grupmosha 35-44 vjeç (31.7 %).

Të pyetur për partinë më të përshtatshme sipas tyre për të qeverisur vendin, shumica janë përgjigjur për PS-në (46.4 %), me një rritje prej 1.7 % krahasuar me sondazhin e parë të 21 janarit, ndërsa për PD-në janë përgjigjur thuajse njësoj sa në sondazhin e parë (30.1 %) – me rritje prej vetëm 0.1 %.

Në këtë pyetje bie në sy rënia e LSI-së në 7.2 % (-4.1 % nga 11.3 % që ishte) dhe rritja e PDIU-së në 2.8 % (+1.3 % nga 1.5 % që ishte).

Sondazhi i kombëtar i Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB zhvilloi 1600 intervista ballë për ballë me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) në 12 zona elektorale urbane dhe rurale nga 25 janari deri më 12 shkurt.

Nga të intervistuarit, pak më shumë se gjysma ishin femra (51 %).

Preferenca për koalicionet, performancën e qeverisë dhe opozitës, si dhe prirja e votës ishin disa nga tematikat kryesore që u morën nën analizë, rreth dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close